Fenomen shqetësues në Vlorë! Rritet niveli i detit si asnjëherë më parë, dalin peshqit në tokë

1 Shkurt 2026 | 09:17

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e pazakontë e nivelit të detit, një fenomen që sipas peshkatarëve vendas nuk është vërejtur më parë me këtë intensitet.

Uji ka avancuar drejt tokës, duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit në Radhimë. Si pasojë e ngritjes së menjëhershme të nivelit të detit, varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët, ndërsa uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit, duke shkaktuar shqetësim për mjetet dhe pajisjet e punës së peshkatarëve.

Sipas dëshmive të tyre, niveli i detit është rritur ndjeshëm mbi vlerat normale të baticës, duke arritur deri në 1 metër, madje në disa raste edhe më shumë. Zakonisht, amplituda e baticës dhe zbaticës në këtë zonë varion nga 40 deri në 60 centimetra, çka e bën këtë ngjarje të pazakontë dhe ende të pashpjeguar.

Një tjetër element shqetësues ka qenë edhe fakti se disa peshq janë konstatuar të dalë në tokë, një dukuri që zakonisht shoqërohet me det të trazuar ose ndryshime të forta dhe të papritura të nivelit të ujit.

Edhe peshkatarë të tjerë, të cilët ndodheshin në det në të njëjtën orë, shprehen të habitur nga ky fenomen i rrallë, duke theksuar se nuk kanë përjetuar më parë një rritje kaq të shpejtë dhe të frikshme të nivelit të detit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026