Ferhati: I ka bërë zyrtarët me dhimbje koke, ja çfarë pritet nga kreu i ri i SPAK
Hetime më agresive. Ishte kjo deklarata që i kishte bërë përshtypje gazetarit Eni Ferhati, në bashkëbisedimin me mediat që realizoi kreu i ri i SPAK-ut, Altin Dumani.
Ai tha se nga drejtuesi aktual pret hetime më pro aktive.
“Pres hetime pro aktive ku shumica e atyre që merren të pandehur apo ngrihen akuza të mos jenë në cilësinë e ish-ëve, ish-ministër, ish-deputet, ish-drejtor. Pres që SPAK-u bashkë me agjentët e BKH-së të mësyjnë në zyrat shtetërore, aty ku kërcasin faktet publike, faktet penale pse jo të abuzimit me detyrën, me fondet publike dhe të kemi arrestime në flagrancë të zyrtarëve. Këtë pres unë nga zoti Dumani,” – u shpreh Ferhati.
Gazetari shtoi se nga aq informacion sa ka për kreun e ri të SPAK-ut, ai gëzon një reputacion shumë të mirë dhe askush nuk mund ta cenojë sa i takon pjesës së integritetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës