Ferhati: Kam dëgjuar se hetimi pasuror ndaj Veliajt ka nisur me një letër anonime

9 Dhjetor 2024 | 21:19

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se hetimi pasuror ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nuk ka lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe as me atë 5D.

Ferhati u shpreh ka një informacion, të paverifikuar se hetimi pasuror ndaj Veliajt ka nisur me një letër anonime.

“Ne nuk e dimë si ka shkuar SPAK te hetimi pasuror ndaj kreut të bashkisë Tiranë. Nuk ka asnjë çështje, Veluaj u pyet në cilësinë e njeriut që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës për 8 orë, bëri bujë që qëndroi aq gjatë. Hetimi pasuror nuk ka lidhje me inceneratorin, as me akuzat publike të opozitës për dosjen 5 D. Unë kam dëgjuar, dhe nuk e kam verifikuar dot, që hetimi pasuror ndaj kryetarit të bashkisë më të madhe në vend dhe ndoshta politikanit më të pushtetshëm pas kryeministrit ka nisur me një letër anonime”, tha Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026