Gazetari: Janë 5 dosje aktive në SPAK për Erion Veliajn. Laku është ngushtuar
Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Lita tha se në rastin e Veliajt janë pesë dosje aktive në SPAK për pesë çështje të ndryshme. Gazetari tha se janë 5 hetimet po ndiqen nga pesë prokurorë të ndryshëm në SPAK gjë që sipas tij ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës “të jetojë më shumë jashtë se sa brenda vendit”.
“Janë 5 hetime ku emri i tij del në mënyrë aktive në këto dosje, si te inceneratori i Tiranës, 5D-ja, verifikimi pasuror, hetimi pasuror për familjarët, prishja e Teatrit Kombëtar, Kjo dosje duket sikur fle aty por ka katër vite që e mbajnë aty. Secili prokuror për këto dosje është i ndryshëm. Ndaj nëse ai ka mik njërin prej tyre, nuk i ka të pestë. Për rrjedhojë kryebashkiaku i Tiranës jeton më shumë jashtë se sa brenda.
Kjo që ai ka qenë në takim në Hamburg është pjesë e PR, sepse ai shpesh herë vetëm kthehet në Tiranë disa orë, bën filmimet që ka për të bërë dhe ikën jashtë Shqipërie. Kjo është e verifikuar në TIMS e kudo tjetër. Ai është në buzë të greminës. Dita ditës atij po i rrethohet laku dhe nëse do e fusin brenda apo do e lënë në arrest shtëpie, kjo nuk dihet, por janë pesë prokurorë që po e hetojnë, njëri prej tyre mund të gjejë diçka”,-tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reagon Veliaj: Jam i hapur ndaj drejtësisë, opozitarët të zhytur në llum
- BKH shkon në banesën e Veliajt, kryebashkiaku në vizitë zyrtare në Hamburg
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë