Fermerët e Elbasanit pa treg, prodhimi ka mbetur stok

27 Shtator 2022 | 17:11

Edhe pse ky vit cilësohet si i mbarë për rendimentin e prodhimit të rrushit, fermerët që merren me këtë kulturë në fshatin Vreshtan të bashkisë Elbasan janë të pakënaqur për shkak se mungon tregu për shitjen e produktit.

Një pjesë të sasisë së rrushit e kanë dërguar në punishte për të përftuar raki. Por as kjo formë nuk vlen, pasi blerësit ofrojnë shumë pak.

Kjo nisur edhe nga fakti se janë rritur kostot e shërbimeve ndaj vreshtave.

Në këto kushte, fermerët kërkojnë një treg se ku mund të shesin atë që kanë prodhuar.

“Situata është për faqe të zezë. Rrushi na ngeli në shtëpi, çmimet janë katastrofike, shteti s’na ndihmon s’kemi treg. Kostot janë të larta, po paguajmë shumë e s’po fitojmë asgjë. Prodhimtaria është e mirë, treg s’ka fare. Ilaçet i kemi marrë sa qimet e kokës. Kemi falimentuar. Kërkojmë nga shteti të na ndihmojë se ne kemi falimentuar,” – u shpreh një fermer.

Përballë vështirësive që has bujqësia në vend, nga viti në vit është ulur ndjeshëm dhe numri i fermerëve në zonën e Shushicës të cilët më së shumti po emigrojnë drejt Greqisë për të kontribuar në bujqësinë e vendit fqinj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026