Fermerët e Gramshit në krizë, ka prodhime bujqësore, por çalon shitja e produkteve

30 Tetor 2022 | 19:40

Ky vit cilësohet si tepër i mbarë përsa i përket rendimentit të prodhimeve bujqësore, por nuk është aspak i tillë për shitjet. Fermerët e rrethit të Gramshit po përballen me vështirësi të shumta për shkak të mungesës së tregut për shitjen e produkteve të tyre.

Fermerët në Gramsh thonë se shqetësimet lidhen me mungesën e tregut, që po ua bën gjithmonë e më të vështirë mbijetesën. Ky vit ka qene tepër i mbarë për prodhimet, thonë ata, por shitjet kanë qenë minimale.

“Këtu brenda për brenda nuk ka treg edhe shpresojmë që të kemi ndonjë treg jashtë.”

“Ka plot gjëra por më shumë kemi problem me tregun”

“Kostot janë rritur shumë.”

“Jemi të kënaqur me prodhimin që kemi. Me shitjet faktikisht një cikë dobët jemi. Duam treg shitjeje. I kemi shitur nëpër njerëzit tanë, por jo që të kemi treg shitjeje.”

“Po përballemi me problemin e shitjes së produktit, sado që kemi prodhime, por nuk kemi tregun e shitjes për të shitur produktin e prodhuar.”- shprehen qytetarët.

Përballë kësaj situate problematike, kryetari i bashkisë shprehet se për këtë vit nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë, por vitin e ardhshëm synohet të krijohet një partneritet fermer-bashki për të siguruar shitjen e produkteve.

“Do krijojmë një plan të përbashkët, duke aplikuar në ato fonde që Bashkimi Europian ka dhënë në këtë sektor dhe do jemi bashkë me fermerët që do aplikojmë vitin tjetër sapo të hapen fonde të tilla”- shprehet Klodian Taçe, kryetar i Bashkisë Gramsh.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026