Fermerët e juglindjes në protestë: Kemi 20 mijë ton mollë pa shitur nga 2023
Fermerë të juglindjes që merren me kultivimin e mollës kanë protestuar në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Shkak i kësaj proteste sipas tyre është bërë mos shitja e afro 20 mijë ton mollë nga prodhimi i një viti më parë. Kjo ka ardhur pasi në tregun shqiptar kanë hyrë sasi të mëdha molle nga Serbia dhe Greqia.
“”Unë jam një fermer në zonën e Maliqit kam 4 hektar mollë, dy mijë kuintal mollë e nuk kam shitur gati 20% të mollës. Pjesën tjetër e kam në magazinë. Jemi mbledhur së Serbi e Greku na ka bllokuar në shitjen e mollëve. Në qoftë se shteti nuk bllokon doganat një muaj, neser e tutje do mblidhemi me gjithë familjet që kemi, traktorë e do bllokojmë rrugën ”
“Qëllimi i kësaj proteste është për të sensibilizuar qeverinë shqiptare për kushtet e viteve të fundit kur rreth 80% e fermerëve e kanë braktisur tokën, ne duam të ruajmë prodhimin shqiptar e jo prodhimim serb, italian e grek. Në këto kushte që ndodhet bujqësia shqiptare këta pak fermerë të mos e braktisin tokën siç e kanë braktisur të tjerët. Na vini ne pozite te barabarta me subvencione e ne te konkurrojmë fermrin grek”
“Kam një magazine frigoriferike, kam mbledhur mbi 40% të fshatit me një çmim një çik të lartë, me 7 qind, çmim tregu kurse ne po ndiejmë vështirësi nga molla e serbit dhe grekut”
Në mbështetje të protestës ka qenë dhe biznesi i vogël e i mesëm. Bujar Muço thotë se fermerët shqiptare prej kohësh janë pa mbështetjen e qeverisë ndërkohë që kjo nuk ndodh me fermerët e vendeve të rajonit të cilët prodhojnë me kosto më të ulët.
“Në serbi gjithë fermerët subvencionohen dy herë, për çdo kg prodhim. Duke marrë gjithë këto subvencione, ul koston e prodhimit. Ndaj jemi mbledhur këtu ti bëjmë thirrje instancave shtetërore, për të ndërhyrë e vënë dorë mbi këta fermerë. Nuk duam lëmoshë, qeveria ka levat e saj për të kufizuar importin sa te shitet prodhimi vendas”-tha ai, Bujar Muço, nënkryetar i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.
Sasitë me të mëdha të mollëve të pa-shitura janë në fshatrat e bashkive Maliq dhe Korçë ndërkohë që sasi jo të vogla ndodhen dhe në frigoriferët e bashkisë Devoll.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet