Fermerët grekë rikthejnë bllokadat pa afat, probleme për lëvizjen në kufi

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
15 Janar 2026 | 11:01

Fermerët grekë do të rikthejnë bllokadat e tyre në një kohëzgjatje të papërcaktuar në rrugën Kakavijë-Janinë, duke sjellë probleme për lëvizjen në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijës.

Sipas palës greke, ditën e sotme, nga ora 12:30 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Fermerët grekë prej dhjetorit të vitit të kaluar kanë organizuar protestën e tyre kombëtare duke bllokuar akset rrugore në pritje që qeveria të plotësojë kërkesat për mbështetjen e prodhimeve bujqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta

Avokati i Ilir Metës, Bujar Musta është paraqitur këtë të enjte në GJKKO për gjyqin ndaj ish-presidentit në themel. Gjyqi pritet të mbahet në orën...
09:55 | 09/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026