Fermerët në Durrës: Dëme të mëdha nga përmbytjet, institucione nuk kanë verifikuar situatën

23 Janar 2026 | 17:19

Përmbytjet e ndodhura javët e fundit në Durrës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke përmbytur mijëra banesa dhe sipërfaqe të mëdha toke bujqësore. Ndër zonat më të prekura janë Katundi i Ri, Sukthi, si dhe fshatrat Rrushkull, Perlat dhe Hamallaj.

Fermerët shprehen se dëmet janë të rënda, jo vetëm për shkak të tokave të mbjella që janë shkatërruar, por edhe për shkak të mbytjes së bagëtive. Sipas tyre, pavarësisht se kanë kaluar dy javë nga përmbytjet, asnjë institucion nuk ka shkuar në terren për të verifikuar situatën dhe dëmet e shkaktuara.

Ata theksojnë se përmbytjet nuk janë pasojë e reshjeve intensive, por e mungesës së mirëmbajtjes së kanaleve kulluese dhe mosfunksionimit të hidrovoreve.

“Dëmet shihen vet, duken vet që janë prishur, i ka mbuluar uji 4 ditë, nuk kullon kanali, është pa pastruar, hidrovori nuk punon, janë bërë shpenzimet kot. Këtu janë 10 dylym grurë nga 8 kuintal grurë. Në parcela nuk kanë ardhur për verifikim”

“Komplet tokën, kam 20 dylym jonxhë dhe 5 dylym grurë, kanë qenë nën ujë për 3 ditë, bagëtitë i kam pasur në ujë, edhe delet i kam pasur të gjitha në ujë. Shteti të na pastrojë kanalet, se Rrushkullin e ka përmbytur shteti, jo Erzeni.”

“Shteti të na pastrojë kanalet, asgjë tjetër nuk dua. Kanalet… unë kam 33 vjet këtu, asnjëherë nuk kam parë zetor aty, e kemi pastruar nganjëherë vetë”, thonë disa prej fermerëve.

Ata apelojnë për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, si për pastrimin e kanaleve kulluese, ashtu edhe për verifikimin e dëmeve, në mënyrë që të shmangen humbje të mëtejshme dhe të shpëtohet sezoni bujqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026