Fermerët rrisin bllokadat në Greqi, qeveria dërgon sinjal dialogu

8 Dhjetor 2025 | 08:51

Përshkallëzimi i protestave të fermerëve në Greqi, rritja e bllokadave dhe sidomos qëndrimi i tyre i palëkundur, kanë krijuar një klimë presioni politik ndaj qeverisë.

Dhe megjithëse gjatë fundjavës Kyriakos Mitsotakis dërgoi dy herë sinjale dialogu drejt fermerëve, duket se koha për bisedime do të vonojë, pasi ende nuk ekziston një organ koordinues i bllokadave, diçka që pritet të formohet ditët në vijim.

Përfaqësues të qeverisë vlerësojnë gjithashtu se fermerët janë të gatshëm të “luajnë me vonesë”, në përpjekje për t’i ushtruar edhe më shumë presion qeverisë.

Si në Maximos, zyra e kryeministrit, ashtu edhe në zëvendëskryeministri dhe në Ministrinë e Zhvillimit Rural, pritet një sinjal nga bllokadat për mënyrën se si do të përfaqësohen në një dialog me qeverinë, por deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim. Për më tepër, këtë javë do të vihet sërish në provë strategjia e Policisë për të mbrojtur infrastrukturat kritike, si portet dhe aeroportet, pasi fermerët në shumë zona pritet të lëvizin për t’i bllokuar ato.

Tashmë shtimi i bllokadave përgjatë autostradës Athinë-Selanik e ka bërë udhëtimin rrugor më të ndërlikuar dhe më të gjatë.

Në mbledhjen e përgjithshme të mbajtur të dielën në mëngjes, fermerët vendosën që këtë të hënën, të kryejnë një bllokim dyorësh, 17:00–19:00,  të rrugëve dytësore dhe më pas, të mërkurën, të bllokojnë nga toka dhe deti portin e Volosit, ndërkohë që bllokada u ngritën edhe në Kastro të Vojotisë.

Në këtë kontekst, Mitsotakis u ka bërë fermerëve thirrje diskutimi. Ai e bëri këtë të shtunën nga Markopoulo, por edhe të dielën përmes postimit të tij. Gjithashtu, edhe protestat e fermerëve në fillim të vitit 2024 përfunduan pas konsultimeve deri në nivelin më të lartë.

“Fermerët dhe blegtorët e ndershëm, që përbëjnë shumicën dërrmuese, nuk kanë pse të kenë frikë nga asgjë. Të gjitha paratë që u takojnë, do t’i marrin plotësisht. Por duhet të vihet një fund një sistemi problematik shpërndarjeje të subvencioneve që favorizonte të papërgjegjshmit”, tha Mitsotakis në mesazhin e tij të së dielës.

“Fermerët kanë çdo të drejtë të kërkojnë më shumë dhe më mirë. Por zgjidhjet vijnë përmes dialogut. Format ekstreme të protestës, si bllokadat, mund të shprehin presion, por në fund vështirësojnë jetën e përditshme të të gjithëve dhe nuk ndihmojnë të ecim më shpejt. Dera e Ministrisë së Zhvillimit Rural është dhe do të jetë gjithmonë e hapur për diskutime me fermerë që do të paraqiten të organizuar, me përfaqësim të qartë dhe kërkesa konkrete”,  shtoi ai, duke theksuar gjithashtu se qeveria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë fermerët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së

Zyrtarët ukrainas thanë se Kievi ka përjetuar një sulm të madh rus, ndërsa raketat balistike kanë rënë mbi disa lagje, duke shkaktuar shpërthime. Duke shkruar...
08:15 | 16/07/2026

SHBA vendos tarifa për importet braziliane

SHBA-të vendosën të mërkurën tarifa prej 25% për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që zbuloi se vendi i Amerikës së Jugut ishte i...
08:14 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)

Cilësia e ajrit në Toronto u rendit si më e keqja midis qyteteve të mëdha në mbarë botën të mërkurën, ndërsa tymi nga zjarret në...
08:10 | 16/07/2026