“Ferr në qytetin e engjëjve”, ekspertët: 150 mld dollarë dëme si pasojë e zjarreve
Të paktën 10 persona besohet të kenë vdekur në Los Anxheles, ku zjarret vazhdojnë të digjen. Qyteti është përfshirë nga 5 zjarre të ndryshme, dy prej të cilave janë klasifikuar si të mëdha dhe kanë shkaktuar dëme masive. Zyrtarët vendas konfirmuan se një zjarr i gjashtë ka rënë.
“Jemi të angazhuar në mënyrë aktive me një zjarr të ri. E kemi quajtur “Keneth” dhe ka rënë në zonën e Kodrave Perëndimore të Los Anxhelesit. Ky zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej 50 akër dhe ka potencialin që të përhapet”,- tha Kristin Crowley, shefe e departamentit të zjarrfikësve, LA.
Autoritetet thonë se dy zjarret më të mëdha, të rëna në Pelisejds dhe Iton, kanë shkatërruar mbi 10 mijë truktura.
Shtëpi, dyqane, banka, shkolla dhe parqe argëtimi janë shkrumbuar, në atë që presidenti Joe Biden e ka quajtur katastrofa më e rëndë e zjarreve në historinë e qytetit. Shumë zona në mbarë Los Anxhelesin janë mbuluar nga re të holla tymi dhe hi.
“Jam zgjuar me sytë që më digjnin dhe kollë të fortë. Disa të afërmve të mi u kanë dalë edhe gjak nga hundët. Është e tmerrshme. Po fle me maskë”.
Dhe problemi nuk ka shanse të zgjidhet së shpejti.
“Sasia e tymit dhe toksinës në ajër, edhe pse nuk e ka prekur shtëpinë tonë, nuk do të na lejojë të lëvizim për muaj të tërë”.
Zyrtarët thonë gjithashtu se zjarret në Pelisejds dhe Iton kanë djegur një sipërfaqe prej 30 mijë akër. Ndërsa 4 zjarret e tjera që po digjen janë përgjegjës për dëme edhe më të mëdha.
Ekspertët thonë se do të duhen muaj ose vite për rindërtimin e zonave të prekura. Edhe pse qeveria nuk i ka publikuar ende shifrat, kompanitë private i vlerësojnë dëmet deri në 150 miliardë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës