Zjarri në Los Angelos, kush janë yjet e Hollivudit që humbën banesat mes flakëve
Zjarret masive në Los Angeles kanë shkrumbuar më shumë një mijë shtëpi, biznese dhe ndërtesa të tjera në të gjithë rajonin ndërsa është shpallur dhe gjendja e emergjencës.
Zjarret kanë djegur dhe shtëpitë e yjeve të njohur të Hollivudit, ku personazhet e famshëm të cilët humbën banesat si pasojë e zjarreve janë: Paris Hilton, Billy Crystal, John Goodman, Anthony Hopkins, Miles and Keleigh Teller, Eugene Levy, Adam Brody dhe Leighton Meester, Anna Faris, Sandra Lee, Ricki Lee, Spencer Pratt dhe Heidi Montag.
Yjet sikurse Jennifer Aniston, Bradley Cooper, Tom Hanks, Reese Witherspoon, Adam Sandler dhe Michael Keaton gjithashtu raportohet se kanë shtëpi në lagjen Palisades të Paqësorit në Los Angeles.
Trashëgimtarja amerikane Paris Hilton deklaroi se kishte humbur shtëpinë e saj në Malibu.
Përveç fataliteteve e dëmeve materiale që kanë shkaktuar këto zjarre masive në Los Angeles, ato së fundmi kanë kapluar Kodrat e Hollivudit pranë vendit ku shtrihet shenja e famshme botërore e Hollivudit.
Siç raportohet, pesë persona humbën jetën nga zjarret masive në LA, derisa u evakuuan më shumë se 137 mijë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)