Shkrumbohen vilat e yjeve në Hollivud, situatë kritike nga zjarret në Los Anxheles

9 Janar 2025 | 13:56

Nuk ka qetësi për Los Anxheles. Një zjarr i gjashtë ra në zonën e njohur si Kodrat e Hollivudit në orët e para të së enjtes.

Zjarrfikësit e zonës kanë luftuar me zjarre të shumta që po digjen që prej mëngjesit të ditës së martë.

Zyrtarët vendas deklarojnë se të paktën 5 persona kanë mbetur të vrarë, në një kohë kur flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave.

“Ne vazhdojmë të përballemi me erëra të forta. Në disa zona si Palisejds dhe Silmar, zjarrfikësit janë angazhuar në një luftë aktive”, deklaroi Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelesit.

Edhe lagjja e preferuar nga yjet e shoëbiz-it, Pasifik Palisejds u përfshi nga flakët. Atje, zjarri llogaritet të ketë dëmtuar mbi 1 mijë godina, kryesisht shtëpi.

Shumë yje të Hollivudit kanë pësuar dëme serioze. Shtëpia e familjes së Paris Hilton në plazhin Malibu është shkrumbuar për shkak të zjarreve. Qindra prona të tjera të përmasave të mëdha kanë pasur të njëjtin fat.

“Shtëpitë e 5 miqve të mi u shkrumbuan. Dhe, sikurse dihet, kur zjarret përhapen me anë të erërave, atëherë nuk ke shumë zgjidhje, nuk mund të bësh asgjë”, deklaroi një banor.

Flakët e dendura kanë krijuar një re të hollë tymi në mbarë Los Anxhelesin. Autoritetet kanë deklaruar se cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet në zonat e prekura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026