Ferrari prezanton automjete të reja hibride, çmimi fillestar prej 400.000 eurosh
Prodhuesi italian i makinave luksoze “Ferrari” prezantoi sot automjete të reja hibride me një çmim fillestar prej 400.000 eurosh.
Këto janë versionet e reja të modeleve V6 296 GTB coupe dhe 296 GTS roadster, të cilat inxhinierët i kanë modernizuar, duke ua ulur peshën dhe duke ua rritur fuqinë dhe shpejtësinë.
Çmimi bazë i modelit 296 Speciale do të jetë 407,000 euro në Itali, ndërsa çmimi fillestar i modelit 296 Speciale A do të jetë 462,000 euro , raporton Yahoo.
Dorëzimet e para të 296 Speciale në Evropë priten në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa 296 Speciale A do të vijnë tre muaj më vonë.
Coupe 296 Speciale është 60 kg më i lehtë dhe ka 49 kuaj fuqi shtesë, duke e çuar totalin në 868 kuaj fuqi.
Shpejtësia maksimale tejkalon 330 kilometra në orë, dhe përshpejtimi nga 0 në 100 kilometra në orë arrihet për 2.8 sekonda, tha “Ferrari”.
NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës
Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD
- 16:54 Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 16:49 NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
- 16:38 Studentët e Arteve sjellin në miniaturë monumentet e Gjirokastrës, promovojnë trashëgiminë kulturore
- 16:18 Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje