Festa e ëmbëlsirave në Maliq, prezantohen produktet bio, qëllim promovimi i zonës
Një ndër zonat më prodhuese të produkteve bio në Shqipëri është Maliqi. Dikur kishte kombinatin e sheqerit, ndërsa sot ka produktet bio të zonës.
Banorë të zonës, prej 15 vitesh organizojnë festën e ëmbëlsirave, e cila është kthyer në traditë.
Në formën e panairit, gratë e zonës prezantuan produket e larmishme, të bëra vetë në kushtet e shtëpisë.
“Ballkava, petanik, sodaniku, petulla të fshira, kulaç, bukë me qiqra, e shumë asordimente të tjera, petullnicat që janë bërë nga amvisat tona, e kanë të trashëguar nga gjyshet dhe nënat e tyre. Kemi dhe zahiret e dimrit, petkat, dromkat, rosnicat, tran të ëmbël e të thartë. Edhe vajzat e reja po e vazhdojnë një çik me ngadalë po e marrin iniciativën për të vazhduar këto tradita ”
“Sot kemi nga të gjitha prodhimet bio të zonës tonë siç janë rrushi, arra, molla, ftoi, çaj malit, rakia. Nga gatimet tradicionale kemi shëndetlinë, kulaçin, kemi djathin, një tjetër e veçantë është dhe mishi i pjekur, që janë prodhime bio”- shprehen gratë e Maliqit.
Kjo festë e organizuar prej vitesh është vazhdimësi e traditës. Kryetari i bashkisë së Maliqit tregon se përmes këtyre nismave synon që të promovojë zonën, për ta kthyer në atraksion turistik.
“Jemi në vazhdim të traditës, ruajtjes që këto amvisa gratë dhe nënat tona kanë pasur ndër vite. Mendojmë që Maliqi ka filluar të marrë një lëvizje drejt turizmit. Shpresojmë që do jetë i dukshëm në vitet në vijim. Ato që shikojmë sot, do jenë premisë e asaj që citova me lart”- tha ai.
Krahas ëmbëlsirave këto fshatra ekspozojnë edhe prodhimet e tyre bujqësore ndër më cilësoret në Shqipëri e të cilat i gjen në tregjet e çdo qyteti deri edhe jashtë Shqipërisë.
Pylli i Fazanëve në Drithas, pyjet në Lozhan, zona e Gorës dhe bizneset e ndërtuara vitet e fundit në Maliq janë disa nga asetet e kësaj zonë, e cila vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve, vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hallet e fermerit në Maliq: Fatkeqësi për ne, fitimi i papërfillshëm
- Festa e “Bukës së re”, tradita kthehet në një atraksion turistik në Maliq
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari