Festat për fëmijët e veçantë, 2020-ta me sfida dhe arritje për fëmijët me ‘një kromozom më shumë’

30 Dhjetor 2020 | 13:56

Tingujt e parë të pianos Marvini arriti t’i mësojë gjatë 2020-ës. Një kromozom më shumë nuk e ka penguar 12-vjeçarin që të bëjë një jetë aktive e çdo ditë të ketë dëshirën të mësojë diçka të re.

“Unë këtë vit kam shkuar në kursin e pianos, edhe e mësova, më pëlqen shumë piano. Të kursi i pianos mësova do, re, mi, fa sol. Kompjuterin? Po, po e mësova [këtë vit].” – thotë Marvin Çela.

Me entuziazmin që merr nga tingujt, Marvini kërkon që për vitin e ri babagjyshi t’i sjellë një piano.

“Dua një piano dhe shumë lodra,” – thotë ai.

Njëjtë si Marvini edhe Megi e dashur, kurioze dhe e zgjuar, di sesi t’i gëzohet mësimit të gërmave të para.

Përvecse sfidave, terapistët ndërsa mësojnë çdo ditë fëmijët me sindromën Down, marrin dashurinë e ciltër që karakterizon këta vogëlushë. Megjithatë ky vit pandemik ka rezultuar i vështirë edhe për ta.

“Ka qenë shumë e vështirë pasi shumë fëmijë kërkojnë një afërsi shumë të madhe, qoftë për pjesën e ndihmës ashtu edhe për pjesën e afeksionit që duhet të tregojnë. Ka qenë shumë e vështirë për ne që në të njëjtën kohë tu tregojmë afërsi atyre por dhe të mbajmë distancën,” – thotë Klaudja Joca, terapiste.

Në qendrën e fondacionit Down Sindrome Albania edhe festat kanë ardhur ndryshe në këtë vit të ndikuar nga pandemia.

“Është pak e dhimbshme në fakt se ne mblidhemi çdo vit fëmijët bashkë me prindërit, ftojmë edhe donatorë mbështetës, sivjet është e pamundur. Megjithatë po përpiqemi gjithsesi për të sjellë atmosferën me grupet e vogla që vijnë sipas orareve terapeutike. Në fakt çdo muaj dhe çdo vit për ne është stresues për çështjet e sigurimit të fondeve, por ky vit ishte tepër tepër i vështirë dhe sidomos nga marsi deri në qershor që ne u detyruam që të mbyllim qendrën dhe të japim shërbimin online,” – thotë Emanuela Zaimi, themeluese e fondacionit “Down Syndrome Albania”.

Me dashurinë e pastër dhe karakteristike fëmijët na urojnë festa të gëzuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026