Festimet në Korçë për 111-vjetorin e Pavarësisë, kisha bekon flamurin
Edhe në Korçë është festuar 111-vjetori i shpalljes së pavarësisë.
Me ceremoni zyrtare, për këtë rast pranë luftëtarit kombëtar është bërë dhe ngritja e flamurit e me pas janë vendosur kurora e buqeta me lule nga grupi i deputetëve, i institucioneve lokale si dhe komunitetet fetare, organizata të veteranëve dhe forcat politike lokale.
Më tej në katedralen “Ringjallja e Krishtit” mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij ka mbajtur meshën e bekimit të flamurit, meshë e cila është mbajtur për herë të parë në vitin 1912 kur imzot Fan Noli ka bekuar flamurin e shpalljes së pavarësisë.
Në meshën e bekimit të flamurit Hirësia e Tij mes të tjerave tha se dashuria për kombin duhet të jetë me vepra dhe jo me fjalë.
Nga ana e bashkisë së Korçës edhe më datën 29 Nëntor është parashikuar një koncert festiv nga ana e korit “Lira”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë