Festivali Ballkanik i Filmit për të 13-in vit në Pogradec, 80 filma në garë
Për të 13-in vit me radhë në Pogradec zhvillohet Festivali Ballkanik i Filmit. Ndryshe nga vitet e fundit, festivali këtë vit ka pasur më shumë prurje për konkurrim, por juria ndërkombëtare ka qenë e detyruar edhe për arsye ekonomike të sjellë në këtë festival vetëm 80 filma.
Drejtori i festivalit, Eno Milkani thotë se një pjesë e mirë e filmave konkurrues janë filma eksperimentalë të shkollave të ndryshme ballkanike.
“Neë qoftë se sjell diçka ndryshe, është ajo që filmat, dokumentarët e shkurtër, filmat vizatimorë, filmat eksperimentale janë për të gjitha gustot. Më thuaj një zhanër dhe ne e kemi; triller, eksperimental, dramë, aksion, problem social, të gjitha. Ishte një dëshirë për të prezantuar prodhimtarinë ballkanike, por këtë vit kemi vendosur pak me shume fokusin në filmin eksperimental”, thotë Milkani.
Për të, e veçanta e këtij festivali është se në Odeonin e qytetit do të shfaqen filmat e restauruar shqiptarë.
“Duke filluar me ‘Gjeneral Gramafonin’, me ‘Koncert në vitin ‘36’, ‘Përrallë nga e kaluara’, ‘Vitet e Pritjes’, filma që ne i shohim nëpër TV, por jemi mësuar t’i shohim me cilësi shumë të dobët, ndërsa kjo është një që punë e lavdërueshme që ka bërë arkivi e do të jepen për publikun në Odeon”, tregon ai.
Anëtarja e jurisë ndërkombëtare, francezja Emilie Richelle vlerësoi filmat që konkurrojnë në këtë festival.
“Unë kam 10 vite që e ndjek Festivalin Ballkanik të Filmit, i cili është tejet i pasur me produkte fantastike. Mendoj që është shumë interesante promovimi i këtyre filmave në Francë, që është vendi nga unë vij, por dhe shtete të tjera absolutisht. Mënyra se si ndërtohen këta filma dhe transmetojnë emocione, disa herë me heshtje, disa herë me muzikë, qoftë dhe aktorët më atë çka shfaqin, i bën këta filma shumë interesantë”, thotë Richelle.
Në natën e parë është shfaqur dokumentari “Legjendat e Gjolit” bazuar në dorëshkrimet e publicistit të njohur Fatos Baxhaku, realizuar nga Eno Milkani dhe Gerta Qurku.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit