Festivali Evropian i Filmit, triumfon “Trekëndëshi i Trishtimit” i suedezit Ostlund
Festivali Evropian i Filmit u mbajt në Reikjavik, me vlerësimin e produkteve më të mira kinematografike evropiane.
Konkurrenca këtë vit ishte e ashpër, por një film spikati mes të tjerëve…
Filmi i regjisorit suedez Ruben Ostlund, që ka fituar Palmën e Artë në Kanë, fitoi gjithashtu çmimin për skenarin më të mirë, regjinë dhe aktorin më të mirë.
Filmi triumfues rrëfen historinë e një jahti luksoz që kthehet në një varkë të mbytur… Bëhet fjalë për një satirë mizore dhe në disa raste sadiste, që ka në fokus njerëzit e pasur, që herë janë trafikantë armësh dhe influencues përmes mediave sociale.
“Një nga mësuesit me të cilët kam punuar ishte dhe mentori im. Ai më mësoi zanatin në universitet. Njëherë dikush e pyeti: A mundet që kinemaja të ndryshojë botën? Ai tha: Po, por të gjithë filmat po e ndryshojnë botën. Ndaj është konkurrenca për të siguruar vëmendjen dhe ky vlerësim është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të rritur numrin e kinemave, duke bërë që sa më shumë njerëz të shohin filmin. Pra, nëse keni një mesazh të rëndësishëm, kjo është rruga e duhur për ta shprehur”, tha Ruben Ostlund, regjisor i “Trekëndëshi i Trishtimit”.
Islanda dhe Reikjaviku ofruan më të mirën për kinemanë evropiane, me një ceremoni madhështore që tregoi të gjithë pasurinë dhe deiversitetin e saj. Sidoqoftë, “Trekëndëshi i Trishtimit” ishte një film që fitoi thuajse gjithçka. Ai ishte një shembull i një produksioni kolektiv, që bëri bashkë Suedinë, Gjermaninë, Francën, Greqinë, Turqinë, Danimarkën dhe Britaninë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat