Festivali Folklorik i Gjirokastrës, ministrja Margariti jep detaje
Festivali Folklorik i Gjirokastrës do të rikthehet më 24 qershor. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha në një intervistë për Euronews Albania se këtë vit do të ketë risi në organizimin e eventit.
Ajo sqaroi se ka të rinj vullnetarë dhe amatorë që do të marrin pjesë, ndërsa do të ketë grupe folklorike nga 12 qarqe të Shqipërisë dhe diaspora.
“Do të kemi dhe arbëreshët e Italisë që do të performojnë, ashtu siç do të kemi nga Mali i Zi, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, etj. Do të jetë një festim i madh i të bukurës shqiptare dhe traditës së ruajtur ndër shekuj, ashtu siç është jo vetëm repertori, por edhe gjithë pjesa e kurimit të veshjeve,” – u shpreh Margariti.
Ministrja tha se potpuria e ngjyrave nëpër kostumet tradicionale është një punë e gjatë te e cila është derdhur shumë përkushtim.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:41 “Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave
- 17:34 Humbje të mëdha në luftë dhe mungesë ushtarësh, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
- 17:31 Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit
- 17:26 Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata
- 17:26 Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve
- 17:18 Hajime Moriyasu: Më duhet kohë për të vendosur për të ardhmen time si trajner i Japonisë