Festivali Folklorik Ndërkombëtar, fokusi koreografia dhe kostumografia e 6 shteteve
Në Tiranë ka nisur edicioni i dytë i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar. Në këtë aktivitet marrin pjesë 6 shtete, të cilët prezantojnë kulturën popullore.
Qëllimi kryesor i këtij eventi është bashkëveprimi me folklorin multikulturor ndërkombëtar në vendin tonë.
“Nga këmbënguljet e vazhdueshme që kam pasur duke qenë se profesionalisht jam valltar, kam pasur një ndërgjegje shumë të fortë për të rritur nivelin e kulturës dhe për të njohur kulturat ndërkombëtare në Shqipëri. Ne jemi 97 anëtarë dhe këtë vit pres një hov më shumë, duke qenë se është edicioni i tretë i FIDAF dhe pritshmëritë janë shumë të larta, interesi është i lartë. Njohja e kulturave ndërkombëtare ka një interes të veçantë,” – u shpreh organizatori Gëzim Alimehmeti.
Grupet pjesëmarrëse sjellin nga vendi i tyre koreografi dhe kostumografi të ndryshme në tre netët e festivalit.
“Risitë e këtij viti, duke qenë se unë jam pjesëtare prej tre vitesh tek ky festival mund të themi afterparty. Është një afterparty për të lidhur kulturat midis shteteve, si dhe për tu ndjerë më shumë pranë njeri- tjetrit, si dhe pse jo, të ndajnë eksperiencat e tyre personale me njeri-tjetrin,” – tregoi koordinatorja Regisa Dylgjeri.
Shtetet pjesëmarrëse këtë vit janë Greqia, Moldavia, Spanja, Meksika, Kili, Hungaria. E vecanta e këtij festivali është fakti se në juri ka dhe pjesëmarrës të huaj. Ata tregojnë disa nga kriteret që duhet të ketë një fitues.
“Janë disa kritere në përzgjedhje, duke filluar me koreografinë, autenticitetin e kërcimit, kostumografia dhe detaje të tjera që bëjnë diferencën. Dhe në fund, në varësi të pikëve ne do të vendosim fituesin,” – tha pjesëtari i jurisë, Catalin-Gabriel Oancea.
Shteti fitues i vendit të parë të këtij edicioni do të jetë edhe i ftuar nderi vitin e ardhshëm.
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur
- 14:41 Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat
- 14:27 “Protesta mesazh i rëndësishëm për qeverisjen”, Rama nga Gjermania: Në atë bulevard ku flamingot festojnë lirinë, janë vrarë njerëz
- 14:17 Kryeministri francez shpall dënimin me burgim të përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve