Festivali i 57-të i filmit, devijimi i aktorit Russell Crowe, nga filmi tek muzika

2 Korrik 2023 | 13:04

Edicioni i 57-të i Festivalit të Filmit, që po zhvillohet në qytetin Karlovi Vari të Çekisë, po i ofron audiencës mbi 200 filma nga e gjithë bota.

Russell Crowe ka bërë për vete fansat me sjelljen e tij miqësore. Ai shfrytëzoi një moment për t’i përshëndetur, apo për të bërë një foto me ta.

Publiku ka nisur ta pëlqejë atë edhe si muzikant pas një koncerti të mbajtur gjatë një feste.

“Muzika është e rëndësishme për mua. Është diçka kreative nga e cila nuk heq dorë dhe nuk më intereson se sa njerëz më thonë se nuk duhet ta bëj. Unë do ta bëj gjithsesi”, tha Russell Crowe, aktor dhe këngëtar.

Aktori skocez Ewan McGregor mori çmimin e presidentit të festivalit.

“Është një çmim i madh. Unë besoj shumë në atë që bëjmë ne aktorët. Jam me fat që bëj atë që dua dhe e dua atë që bëj”, u shpreh Ewan McGregor, aktor.

Në event u transmetua filmi i tij i ri ku interpreton e bija, Clara McGregor, e cila është gjithashtu autore dhe producente e filmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026