Festivali i Koranit në Pogradec, pasurohet liqeni me 2 milionë rasatë
U mbajt në Pogradec Festivali i Koranit i cili përkon me periudhën e pasurimit të liqenit me rasatin e peshkut koran. Edhe për këtë vit sipas Organizatës së Peshkimit, liqeni do të pasurohet me rreth 2 milionë rasatë të rinj. Falë kësaj pune disa vjeçare kjo specie e rrallë endemike nuk rrezikon me zhdukjen. Hedhja e rasatit të ri në ujrat e liqenit nis në muajin gusht dhe përmbyllet në Tetor.
Festivali ishte konceptuar edhe si një panair i gatimit të tavave të koranit nga shefat e kuzhinës pogradecare, sipas tyre këkresa e parë e turistëve dhe pushuesëve që vizitojnë qytetin është pikërisht tava e koranit, pavarësisht se ajo gatuhet në disa forma, më e pëlqyer mbetet tradicionalja.
Edhe për vizitorët e huaj, korani mbetet zgjedhja e parë për tu konsumuar, ata shprehen të mahnitur nga recetat që kanë provuar gjatë qëndrimit të tyre në Pogradec.
“Qyteti im i preferuar në Shqipëri është Pogradeci. Ky është udhëtimi ynë i dytë dhe do të qëndrojmë për tre ditë. Nuk e dinim për këtë festival, por është shumë i bukur! Më pëlqen peshku dhe kam provuar disa gatime në restorante të ndryshme. Kuzhinierët janë shumë të mirë punë e shkëlqyer!” tha turistja ruse Natalia Volkova
“Korani natyrisht është një peshk shumë i lehtë, ndaj vlerësohet si nga turistët, sepse edhe kur përgatitet me receta të veçanta mbetet një peshk shumë i tretshëm, prandaj është shumë, shumë i mirë”, thotë italiani.
Gatimet e paraqitura në panair kaluan nën lupën e master chief-it shqiptar Arian Cekaj, ai tha se më shumë se sa të rritet numri i recetave shefat e kuzhinës duhet ti kushtojnë më shumë kohë dhe kujdes recetave që zotërojnë për tavat e koranit. Ndërsa për herë të parë zbuloi një ëmbëlsirë me qumësht gomarice që gatuhet në Pogradec.
Edicioni i dytë i Festivalit të Koranit u përmbyll me çmime vlerësuese për gatimet dhe një koncert muzikor që mblodhi mijra qytetarë dhe pushues në Odeonin e qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
- 08:35 Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
- 08:24 Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë