Festivali i Venecias, shfaqen filmat e fundit, shtohen ethet e garës për Luanin e Artë

11 Shtator 2021 | 19:52

Regjisori Erik Matti dhe kasti i filmit “Në detyrë: 8 të humburit” parakaluan në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia për premierën e tij.

Pjesëmarrës në garën e këtij viti, filmi filipinas bazohet në një histori të vërtetë dhe denoncon fuqishëm korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë e politikanëve në Filipine.

Fituesi i Luanit të Artë këtë vit, çmimi më i lartë i festivalit, do të shpallet të shtunën, kur festivali i afrohet mbylljes.

Regjisori Stephane Brize’ dhe skuadra e filmit “Një botë tjetër” përshkuan gjithashtu tapetin e kuq. Filmi i fundit i tij është zgjedhur për të garuar për Luanin e Artë.

“Një botë tjetër” tregon një çift që po përjeton divorcin pasi puna intensive e bashkëshortit ka tendosur marrëdhënien martesore dhe gjendjen e tij mendore.

Mbrëmjen e së premtes, të gjithë sytë ishin kthyer nga J-Lo, teksa eci në tapetin e kuq së bashku me Ben Affleck. Çifti ndoqi premierën e filmit “Dueli i Fundit”, që Affleck drejtoi së bashku me Matt Damon, që gjithashtu interpreton në të.

Në filmin me regji të Ridley Scott luajnë edhe Jodie Comer dhe Adam Driver. Ai ka në fokus dhunimin e një gruaje, bashkëshorti i të cilit sfidon agresorin për të mbrojtur nderin.

Filmi është i ndarë në tre kapituj, secili që tregon të njëjtën histori që çon në duel, me të njëjtin dialog, por nga një perspektivë ndryshe.

Në kapitullin final, gruaja thotë të vërtetën për atë që ndodhi, pa filtra, përpara syve të burrave përreth saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026