Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë, edicioni I në Kosovë hapet me imazhet e luftës

29 Gusht 2023 | 16:42

Gjithçka nisi me ekspozitën ‘Rrethimi i Sarajevës’ e Paul Lowe, vitin e kaluar në Prizren.

Aty lindi ideja që të bëhet diçka më shumë për promovimin e fotografisë së artistëve vendas e ndërkombëtar, por edhe krijimin e urave lidhëse.

Nga kjo ide këtë vit erdhi edhe edicioni i parë i Fotoistit – Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë në Kosovës.

Burim Myftiu, drejtor Artistik i Festivalit tregon edhe qëllimin e këtij festivali.

Në natën e parafundit të Fotoistit, para publikut u paraqit fotografi i njohur kosovar, Ferdi Limani, me projektin e tij për lumin Drini.

Limani foli edhe për rëndësinë që ka Fotoisti për të dhe kolegët e tij.

Edicioni i parë i Fotoistit nisi me 25 gusht dhe do të mbyllet më 29 gusht. Gjatë këtyre ditëve, para publikut në lokacione të ndryshme është paraqitur puna e shume artisteve nga Kosova e vende të tjera të botës.

Sipas organizatorëve Fotoisti këtë vit është ende ‘foshnje’ që vitin tjetër pritet të fillojë të ecë tamam, duke u bërë ngjarja me e madhe e fotografisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026