Festohet në Korçë Dita e Verës, besimtarët ruajnë traditat e zjarreve e veroreve
Besimtarët ortodoksë të Korçës mbrëmjen e djeshme edhe në kushte të vështira atmosferike për shkak të reshjeve të shiut kanë festuar ditën e verës. Me këtë rast të rinjtë kanë ndezur zjarre si simbol i kësaj dite.
Banorët tregojnë se ndezja e zjarreve tregon ikjen e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës.
“Këto janë festa pagane që janë ruajtur me shekuj. Kështu i gjetëm kështu po i transmetojmë. Tregon kalimin e dimrit, po vjen pranvera, ndryshon e gjaku edhe koha. Janë popullore por e të vërteta. Janë ato tradicionale, kulacka me ca forma, këto janë traditat e vjetra.
Nuk festohet njësoj se s’ka as fëmijë, ishalla të mbajë koha herën tjetër, bëjmë debat me shoqërinë, juve s’ju mbajti koha neve na mbajti”, tha një i moshuar.
“Gëzuar Ditën e verës dhe uroj mbarësi për gjithë shtëpitë korçare. Ne në familje bëjmë kulac, bëjmë zjarrin me shokët, kapërcejmë zjarrin sepse thonë që digjen morrat, vëmë veroret dhe në fund i lëmë në çati”, tha një djalë i vogël.
Në Ditën e Verës besimtarët ortodoksë përgatitin gatimet e tyre tradicionale dhe vendosin veroren. Dita e Verës festohet për besimtarët ortodoksë më këtë ditë për shkak të kalendarit gregorian. Festën e ditës së verës e kanë festuar të gjithë besimtarët ortodoksë të juglindjes së vendit.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë