English

FIA shfuqizon pikëzimin për xhiron e shpejtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Këshilli Botëror i Motorsportit” në FIA u mblodh të Enjten dhe vendosi disa ndryshime në rregulloren Teknike dhe Sportive. Gjithashtu u miratua një ristrukturim për vitin 2026. Pjesëmarrës ishte dhe Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem ndërsa u diskutua për aerodinamikën në disiplinat që garojnë nën logon e FIA-s.

- Advertisement -

–              Ndryshimi kryesor në Formula 1 ka të bëjë me shfuqizimin e pikës që akordohej për pilotin që vendos xhiron më të shpejtë gjatë një gare. Ricciardo është piloti që mori pikën më të rëndësishme për Xhiron e Shpejtë në Singapor, e cila mund të ketë vendosur edhe titullin e këtij viti në favor të Verstappen.

–              Ndryshimi i dytë i përket pilotëve të rinj, të cilët aktualisht testojnë vetëm në një sesion provash të lira. Nga viti i ardhshëm ata do të kenë mundësi të testojnë në dy sesione të para të Provave të Lira. Testime që mund të kryhen në dy gara radhazi ose në kohë të ndryshme brenda sezonit.

–              Duke filluar nga viti 2026, skuadrat në Formula do të kenë mundësi të testojnë në 9 ditë shtesë. Tre sesione nga 3 ditë për të kolauduar motorin e ri me karburant ekologjik.

–              Sërish për vitin 2026 u ra dakord të kryhen përmirësime shtesë në aerodinamikë që përfshihen në Rregulloren Teknike (sektori C)

–              “Këshilli Botëror i Motorsportit” ra dakord për një strukturë të re në Rregulloren e Formula 1 dhe zhvillimin e Rregullave Financiare duke filluar nga viti 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?