“Fije” në tablo pikture, ekspozita me 19 punime të Andi Hilës hapet në galerinë FAB
“Fije” në tablo pikture është një ndër ekspozitat e reja në jetën artistike. Piktori Andi Hila ekspozoi këto ditë shtatori 19 punët e tij në galerinë FAB.
Fije bari, bimë të harlisura apo dhe të shkreta, në muzg të stinës së tyre, janë pamjet që paraqiten në pikturat e artistit.
Piktori trego se këto punë të realizuar për 6 vite, për herë të parë janë pjesë e një ekspozite personale të tij ndërsa tregoi dhe pse zgjodhi këtë temë.
“Këtë herë jam ndal te fija e barit që është më e thjeshta por dhe më sublimja. Shpesh harrojmë të voglën dhe merremi me luksin”,-tha artisti Andi Hila.
Frymëzimi I artisti nisi që në kohën e pandemisë, pasi asokohe gjeti kohë për veten. Në 19 punët e piktorit, vetëm në njërën është njeriu.
“Unë dje e vëzhgova se vetëm në njërën pikturë kishte njerëz. Nuk është një shkëputje prej njerëzve por diçka rrjedh natyrshëm”,-tha Hila.
Ndërsa Edison Çeraj shprehet se në pikturat e Andi Hilës ai gjen vazhdimësi dhe ekuilibër, ku ruhen elemente të traditës së pikturës në thurimën e një tipologjie dhe estetike bashkëkohore. Andi Hila është gjithashtu dhe autor i disa ekspozitave personale realizuar në Galerinë e Arteve Shkodër, Tulla Center, Muzeun Historik Kombëtar.
Ekspozita në galerinë FAB do të qëndroj e hapur deri më 19 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 14:01 Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)
- 13:52 Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 13:48 Një tërmet i fortë godet Greqinë, sa ishte magnituda
- 13:45 7 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona
- 13:29 Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)