Filmi që do shfaqej në Kanë u cilësua kundër regjimit, burgoset regjisori iranian
“Fara e fikut të shenjtë” është filmi më i ri i regjisorit iranian, Mohammad Rasoulof, që e burgosi atë. Vetëm pak ditë para premierës së filmit në festivalin e filmit në Kanë gjykata në Teheran vendosi të prangosë regjisorin.
Një marrëveshje e fshehtë me qëllim për të kryer krim kundër sigurisë së vendit ishte fjala e fundit e gjykatës në lidhje me urdhër-arrestin e tij.
Avokati i regjisorit, Babak Paknia, tha se prej disa vitesh ai ka qenë në shënjestër të drejtësisë iraniane dhe mesa duket ky vendim vjen në një kohë të tillë që filmi të mos shfaqet në festivalin e filmit në Kanë.
Regjisori gjithashtu do t’i nënshtrohet gjobës dhe konfiskimit të pasurisë.
“Fara e Fikut të Shenjtë” me sa duket ka të bëjë me një gjyqtar të Gjykatës Revolucionare në Teheran që merret me pasojat e protestave mbarëkombëtare që kanë përfshirë vendin vitet e fundit dhe që bëhet paranojak kur arma i zhduket.
LEXONI GJITHASHTU:
Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik