Tregtia me Izraelin dhe Iranin, Shqipëria preket nga bllokada

27 Prill 2024 | 19:43

Në emisionin Money në Euronews Albania, u shqyrtua këtë të shtunë ndikimi i mundshëm në ekonominë shqiptare i një përplasjeje të mundshme ushtarake Izrael-Iran.

Ekonomia shqiptare është e cenueshme sa herë që një krizë ushtarake apo ekonomike shpërthen në një pikë të globit. Kjo u provua, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ku nafta që prodhohet në vend, nuk pati asnjë peshë lehtësuese në cmimet e të gjithë mallrave të tjerë. Por, Lindja e Mesme mund të mos ta ketë këtë efekt.

Analisti Eduart Gjokutaj u shpreh për Money: “Besoj se ajo që ndodhi me Rusi-Ukrainë, dhe ndikimi që pati, në lëvizjen në Shqipëri, nuk është e tillë që të përfshihet në rrathët e ndikimit, pasi është larg jo vetëm si distancë, por edhe në raport tregtar, si me Shqipërinë, ashtu edhe me rajonin. Deri tani, pritet të mos ketë ndikim te nafta dhe mallrat me rëndësi, sepse vetë tregjet po reagojnë me rritje prodhimi që të përballojnë një qasje ndryshe dhe në këtë mes Irani, deri më tani renditet në pozita të sigurta”.

Shkëmbimet tregtare me Izraelin i kanë kushtuar cdo vit vendit tonë 50-60 mln euro. Ato me Iranin 10 herë më pak. Në këto vende, ne marrim kryesisht, lëndë djegesë, plastikë, apartura, qelq dhe fruta të thata. Dhe bazuar në volumin që zë, kjo tregti konsiderohet modeste me Izraelin dhe e papërfillshme me Iranin.

“Ndikimi është në nivele minimaliste, pasi partnerët tanë janë Europa dhe fqinjët dhe natyrshëm që i gjithë ndikimi kufizohet indirekt se si këto vende do të ndikojnë në tregjet që Shqipëria ka partnere, siç ndodhi në rastin e konfliktit Rusi-Ukrianë. Por, vendit tonë i takon të mbushë boshllëqet dhe të garantojë kërkesat për siguri ushqimore dhe në rastin e Iranit me sigurinë kibernetike”, tha Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026