Filmi shqiptar merr çmim në Itali

30 Janar 2023 | 19:01

Filmi shqiptar Sheets është vlerësuar dy herë në festivalin e filmit në Trieste. Produksioni me metrazh të shkurtër nga Evi Gjoni, ka rrëmbyer zemrat e publikut në premierën e tij.

Sheets është filmi që ka rrëmbyer zemrat e publikut këtë fundjavë në festivalin e filmit në Trieste të Italisë. Produksioni që mban emrin e regjisores Evi Gjoni me skenar nga Genc Përmetit dhe Sven Dagones ja ka dalë të rrëmbejë një përmendje speciale dhe çmimin e publikut.

Në një fshat, një familje jeton e izoluar për shkak të një fatkeqësie që ka ndërprerë jetën normale. Njësia kundër terrorizmit ka marrë kontrollin: kushdo që nuk u bindet rregullave të tyre drastike përballet me pasoja të rënda, kushdo që ndihmon refugjatët ose të huajt bëhet pjesë e një grupi terrorist.

Sheets trajton historinë e një familjeje gjatë një sistemi totalitar distopik. Të mbetur në dilemën e të raportuarit apo jo tek auutoritetet të një familjeje emigrantësh. Dinjiteti njerëzor përballë instiktit për të mbijetuar.

“Lëvizjet e ngadalta të kamerës nxjerrin në pah elementet e një shoqërie apatike dhe pa jetë. Zhurma e makinave qeveritare dhe zhurma e sirenave përcjellin një ndjenjë vdekjeje që i referohet filmit The Seventh Seal. Edhe zëri në telefon që komunikon me familjen të kujton atë të personazhit të vdekjes në kryeveprën e Bergmanit,” është shprehur regjisorja lidhur me filmin.

Film që bën bashkë aktorë si Armela Demaj, Hana Dehiri dhe Agron Bimi është një produksion i Skan-Dal me mbështetjen e qendrës kombëtare të kinematografisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026