Filmi “Violinisti” në Gjirokastër, rikthehet në vendlindje regjisori Saimir Bajo

26 Prill 2024 | 16:56

Në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës është shfaqur premiera e filmit “Violinisti” i regjisorit Sajmir Bajo. Autori i filmit rikthehet në vendlindje me një prodhim kinematografik, sa universal aq edhe autobiografik. Në qendër të filmit janë vitet e fëmijërisë që vetë regjisori i ka kaluar në qytetin e gurtë të ndërthurura me elementë artistikë.

Filmi “Violinisti” është një film memorie, janë copëza nga jeta ime kur kam qenë fëmijë i vogël 5-6 vjeç dhe shkoja në Shkollën e Muzikës, është e bazuar në historinë time personale dhe të familjes Bajo, por nuk është film autobiografik, është film artistik i dramatizuar që do të thotë gjithë personazhet por edhe ngjarja ndonëse janë pothuaj 90% të vërteta unë i kam dramatizuar që të jetë një film artistik”,-tha Saimir Bajo, regjisor.

Humbja e pafajësisë, dashuria platonike, nuk e çojnë në dramë personazhin kryesor, këtë fëmijë 6-7 vjeçar por violinisti i vogël gjen një dashuri akoma më të madhe që është kinemaja. Për regjisorin filmi me të gjitha elementët e realizimit të tij i përket prurjeve të reja në kinematografinë shqiptare.

“Ky është një film autentik shqiptar, kjo është e veçanta sepse të gjitha elementët e filmit që nga skenari, ngjarja, personazhet, atmosfera e magjishme e Gjirokastrës është një film i cili ka një atmosferë fantastike, do të thoja që është një film në të gjitha elementët qoftë te muzika, qoftë tek kamera, qoftë tek aktrimi, qoftë tek mënyra e të treguarit,” –tha Saimir Bajo, regjisor.

Përgjatë këtij aktiviteti iu akordua titulli “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” artistit Arben Bajo, i cili u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare duke lënë pas një krijimtari të pasur në artet figurative.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026