Filmi “Një Jetë me Ty”, premierë në Kinemanë e Gjirokastrës, turistët mbushin sallën
Në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës transmetimi në ekranin e madh të filmave shqiptarë dhe të huaj po tërheq spektatorë të moshave të ndryshme si dhe turistët.
“Një jetë me ty” i regjisorit Erion Kame ishte filmi premierë që u shfaq këtë fundjavë duke tërhequr interesimin e publikut.
Filmi trajton jetën e një çifti të martuar prej 10 vitesh që tregojnë historinë e marrëdhënies së tyre, e cila prej kohësh është në krizë. Situata ndërlikohet edhe më shumë dhe shkon në ndarje por koha që kalojnë larg njëri-tjetrit i bën të rizbulojnë dashurinë dhe të marrin një vendim të ri për fatin e familjes.
“Me investimin e ri që bëri bashkia në kinema interesi i publikut është rritur jashtëzakonisht shumë dhe mezi pret çdo fundjavë premierat e reja që shfaqen. Ne kemi krijuar tashmë një arkiv të filmave, i cili do të ndiqet hap pas hapi në planin e aktiviteteve të bashkisë Gjirokastër , interesi është i jashtëzakonshëm dhe shpresojmë që në këtë interes të tërheqim edhe të huajt dhe vizitorët që vijnë në qytetin e Gjirokastrës”, tha Anastas Lako, drejtor i Kinemasë.
“Mendoj se është një risi për qytetin e Gjirokastrës, na vjen mirë që herë pas here kemi evente të cilat i japin gjallëri qytetit tonë, na vjen mirë që salla po mbushet, shikojmë plot njerëz që e frekuentojnë kinemanë, kështu që ishte diçka që i mungonte qytetit”, tha një grua spektatore.
Shfaqja në ekranin e kinemasë e prodhimeve kinematografike shqiptare dhe të huaja do të vazhdojë edhe fundjavat e ardhshme.
“Ne e kemi ndarë në bazë të grupmoshave, javën tjetër përshembull kemi për fëmijët, këtë javë kemi për të rriturit dhe kështu me radhë në bazë të grupmoshave dhe në bazë të filmave ne kemi bërë një plan kalendari për çdo muaj i cili zbatohet gjithë vitin”, tha Anastas Lako, drejtor i Kinemasë.
Godina e kinemasë në Gjirokastër mbart vlera të veçanta historike dhe ndërtimore duke qenë një ndalesë interesante për turistët që vizitojnë qytetin e gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë