Finalizohet operacioni “Catch 2”, arrestohen dy persona për trafik emigrantësh

1 Tetor 2025 | 12:04

Dy shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Tiranës si pjesë e operacionit të koduar “Catch 2”, të zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, të dy personat ishin dënuar më parë për vepra të ndryshme penale dhe u kapën falë kontrolleve të intensifikuara dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 4, arrestuan E. T., 45 vjeç, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga ky dënim, atij i mbeten për të vuajtur 3 vite e 2 muaj burgim.Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 ndaluan Z. M., 59 vjeç (i njohur edhe me një alias), i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.-thuhet në njoftim.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026