Finalja e Superkupës së Italisë, Milan-Inter premton spektakël

6 Janar 2025 | 13:15

Një superndeshje pritet të mbajë të lidhur tifozët e futbollit italian, derbi i Milanos, i cili do të zhvillohet shumë kilometra larg, në Arabinë Saudite. Interi dhe Milani do të sfidojnë njëri-tjetrin për një prej trofeve më prestigjioze italiane, Superkupën e Italisë, që do të luhet në orën 20:00. Pas 9 vitesh, “djalli” rikthehet për të bërë të tijin këtë trofe, ndërsa në gjysmëfinale mposhti me përmbysje Juventusin, që është rekordmeni i këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, Interi i Inzaghit beson se do të arrijë trofeun e 9 në mbrëmje, duke u përpjekur të mbrojë titullin e kampionit, pasi në edicionin e fundit mposhti të njëjtin kundërshtar në finale. Edhe pse Milani nuk ka fituar Superkupën që prej vitit 2016, ai ende nuk qëndron shumë pas kundërshtarëve, pasi ka 7 trofe, ndërsa Interi ka 8 dhe Juventus 9.

Ndryshe nga përballjet e gjysmëfinaleve, Kingdom Arena në Riyadh pritet të jetë plot, kjo për shkak të kapacitetit të ulët, ndërsa spektakli është i garantuar. Dëmtimet mbeten një problem, sidomos për Conceicaon, trajnerin e Milanit, i cili e nisi mbarë aventurën e tij në këtë rol. Përballja e fundit direkte mes dy rivalëve të përbetuar i jep shpresë Milanit, që arriti të mposhtte Interin në kampionat me rezultatin 1-2. Në letër, favorizohen zikaltërit, ndërsa gjykimi do të bëhet nga 37-vjeçari Simone Sozza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026