Fitoi Kurti apo Vuçiç? Behgjet Pacolli: Gjëja e madhe që na morën serbët në tavolinë

20 Mars 2023 | 21:27

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli komentoi për “Now me Erla Mëhillin” takimin Kurti-Vuçiç në Ohër.

“Çdo gjë që nënshkruhet ajo duhet të implementohet. Është në politikë apo në biznes nuk ka lidhje dhe nëse ajo nuk bëhet humb kredibiliteti i njeriut, në këtë rast i shtetit tonë. Hezitimi në mos implementimin e asaj që është nënshkruar në vitin 2013 e ka bërë Kosovën jo kredibile dhe tani dikush tjetër duhet të marrë masa kundër nesh.

Praktikisht, me këtë që u bë në Ohër, u hap një kapitull i ri, kemi shkuar për një pajtim, në të vërtetë nuk ka ndodhur pajtimi, por është hapur edhe një mos pajtim për të krijuar kriza në të ardhmen. Aneksi i cili është shumë i diskutueshëm tani nuk ka asnjë pritshmëri për Kosovën, asgjë të mirë për Kosovën, kurse për Serbinë, po. Serbia e garanton atë që ka synuar, themelimin e asociacionit,” – u shpreh Pacolli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026