Fitoi mandatin në Këshillin Bashkiak, Loku: Çfarë më thoshin të “fortët e politikës”
Aktivistja e Nismës Thurrje, Rigerta Loku, mundi të fitonte 1 mandat në Këshillin Bashkiak të Mirditës, duke siguruar 569 vota ose 5.03%.
Në një interviste për Euronews Albania, Loku tha se askush nuk e besonte që ajo do të arrinte të përfaqësonte qytetarët e saj në Këshillin Bashkiak.
Madje ajo tha se të “fortët” e politikës lokale, e shihnin të pamundur mundësinë që ajo të siguronte votat për të fituar.
“Kur nisëm këtë rrugëtim të radhës shumë pak vinin bast që unë do fitoja. Nga konatkti që kisha me këta që janë të frtët e politikës lokale, gjithësecili më thoshte se është një garë që ti nuk mund të fitosh. Fakti që unë si individ dhe me ata pak njerëz që kisha me vete në, ia dolëm, ka qenë një kënaqësi shumë e madhe. Kësaj kënaqësia të madhe i bashkangjitet impenjimi pao përgjegjësia që unë dotë dua dhe do të vë në këtë angazhim.
Ajo që do të bëjë në Këshillin Bashkiak do ta shihni në vijim, nëse unë do të reflektoj qëndrimin tim shumë vjeçar. Edhe sot unë kam të njëjtin qëndrim dhe i kam qëndruar besnike ideve të mia, njerëzve të mi që jetoj përditë, pa parë interesa partiake apo personale”, tha Loku.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë