Fitore me gol në minutën e 94-t, Elbasani e mbyll me festë përballë Bylisit

9 Maj 2024 | 20:06

Elbasani e ka mbyllur këtë sezon të rregullt të Kategorisë së Parë duke mundur me shifrat 3-2 Bylisin në ndeshjen të cilën ballshiotët pranuan ta luanin në “Elbasan Arena” për të respektuar kampionët e kategorisë.

Ndryshimi u bë që gjithçka të kthehej në festë dhe ashtu ka qenë, pasi stadiumi ka qenë i tejmbushur me mijëra tifozë të pranishëm që deshën të ishin pranë verdhebluve.

Dy skuadrat në fushën e lojës nuk kanë zhgënjyer, duke dhuruar një ndeshje interesante, me raste për shënim. Ishin elbasanllinjtë ata të cilët shënuan të parët me anë të Grecës, por brenda pak minutash, ballshiotët gjetën dy herë rrugën e rrjetës, duke mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit. Në të dytën, skuadra e Nevil Dedes u përpoq që të zgjidhte në çdo mënyrë sfidën, duke u përballur me mbrojtjen e kujdesshme të Bylisit.

Por në fund, një supergol i Gavës dhe një devijim me kokë i Hoxhajt në shtesë, sollën fitoren 3-2 të Elbasanit, i cili e mbylli kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026