Fitorja e opozitës hungareze, Berisha: Atje nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politik

17 Prill 2026 | 20:39

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta ka bërë një krahasim mes opozitës në Hungari dhe në Shqipëri. Ai listoi disa faktorë që sipas tij kanë ndikuar që opozita në Shqipëri të mos fitojë zgjedhjet krahasuar me opozitën hungareze e cila triumfoi ndaj Orban pas 16 vitesh në pushtet.

Ai u shpreh se në Hungari nuk u mbyll TikTik-u dhe nuk u arrestua lideri i opozitës në periudhe zgjedhore. Berisha shtoi ndër të tjera se atje nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politik.

“Miqtë e mi ka një ndryshim thembësor mes opozitës në Hungari dhe opozitës në Shqipëri që nuk e permend mafia e zeze e fjalës së lirë e cila trillon dhe manipulon dhe mashtron 24 orë në 7 ditë në jave opinion publik për të mbrojtur regjimin që i ushqen.

Ata krahasojnë të pakrahasueshmen. Në Hungari nuk u arrestua lideri i opozitës në periudhe zgjedhore. Nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politike. Në Hungari, qeveria nuk shpërndau 100 euro për pensionistët për të blerë votën në mes të fushatës zgjedhore siç bëri Edi Rama.

Në Hungari votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet me të rrezikshme ne Evropë siç e kontrolluan në qytetet e Shqipërisë si Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, me miliardat e tyre të krimit.

Në zgjedhjet ne Hungari qeveria nuk fali gjoba dha kamatat e 10 viteve 2 ditë para zgjedhjeve siç bëri narkodiktatori në zgjedhjet në vend. Në Shqiperi 90% e mediave të kontrolluara nga Rama dhe mbjellin çdo ditë mashtrim për opozitën. Atje tiktoku nuk u bllokua.”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket zjarrit të natës së djeshme në Shëngjin. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes,...
11:24 | 04/07/2026

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas qarkullonte i armatosur me armë zjarri...
10:24 | 04/07/2026

Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë edhe...
09:51 | 04/07/2026