Fitorja e pestë radhazi, Vllaznia mposht Teutën dhe ruan kreun e Superligës
Vllaznia po kalon një formë fantastike në Superligë, duke udhëhequr renditjen me 42 pikë, tre më shumë se ndjekësi më i afërt, Elbasani.
Të dielën, shkodranët fituan në transfertë ndaj Teutës 1-0, me golin e shënuar në minutat e para nga Esat Mala. Në pjesën tjetër të takimit, rezultati mbeti i pandryshuar, pavarësisht tentativave nga të dyja ekipet.
Ky ishte triumfi i pestë radhazi për Vllazninë, pas fitoreve ndaj Egnatias, Dinamos dhe Partizanit, duke e bërë fillimin e vitit 2026 shumë pozitiv për ekipin e drejtuar nga Edi Martini. Sfida e fundit pa fitore për shkodranët ishte ndaj Tiranës në transfertë, ku dolën barazim 1-1.
Në javën e 22-të të Superligës, Tirana gjithashtu arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Egnatias në “Egnatia Arena”, duke ngjitur bardheblutë në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të tetë.
Takimet e tjera të javës u mbyllën me barazime: Vora dhe Flamurtari 0-0, Partizani dhe AF Elbasani 2-2, ndërsa Dinamo City dhe Bylisi ndanë nga një pikë pas një takimi të fortë pa gola në “Air Albania”.


Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
- 14:34 Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao
- 14:32 Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia