English

Fitorja e Vuçiçit është negative dhe e rrezikshme për Kosovën, Malin e Zi e BeH-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fitorja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është negative dhe e rrezikshme, në radhë të parë për stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe të Malit të Zi dhe Kosovës, sepse ai, përmes aleatëve të tij në këto vende, do ta prezantojë veten dhe Serbinë si lojtarë të vetos në rajon, thotë analisti nga Podgorica, Zllatko Vujoviç, për Radion Evropa e Lirë. Dhe këta aleatë ishin pranë tij në natën kur ai shpalli fitoren në zgjedhje.

- Advertisement -

Millorad Dodik nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Andrija Mandiq nga Mali i Zi ishin në skenë më 17 dhjetor, kur Vuçiq tha se Partia e tij Përparimtare Serbe i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Të dy ata, përndryshe, janë zyrtarë të lartë të vendeve të tjera – Dodik është president i Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Mandiq është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Pikërisht përmes tyre, Serbia do të përpiqet të ndikojë në politikën e fqinjëve të saj, thotë Vujoviq.

“Këtu e kam fjalën për partinë e Mandiqit, veprimet e Dodikut, por edhe për Listën Serbe në Kosovë. Prandaj, Serbia do të paraqitet si një lojtare e vetos, e cila nëse nuk mund ta kontrollojë dhe menaxhojë procesin e integrimit evropian, mund ta bllokojë atë. Është shumë e rrezikshme për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën”, thotë Vujoviq.

Dodik është udhëheqës pro-rus i serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mandiq është udhëheqës i Frontit Demokratik pro-rus, i shpërbërë së voni, dhe me vite ka bërë thirrje për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Ai, po ashtu, e kundërshton anëtarësinë e Malit të Zi në NATO.

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë dhe ish-drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, thotë se anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në NATO, do t’i kufizonte tendencat negative të Serbisë në rajon, e cila, siç shprehet, vazhdon ta promovojë panserbizmin [v.j. ideologjinë e ‘Serbisë së Madhe’] dhe ta kërcënojë qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të mbështetjes për serbët jashtë Serbisë, Beogradi zyrtar përkrah politikisht dhe financiarisht forcat e Dodikut dhe ato të Mandiqit.

Por, Vujoviq thotë se bashkëpunimi i Vuçiçit me Mandiqin dhe Dodikun mund të përfshijë edhe mënyra të tjera ndihme, përveç këtyre.

Ai thotë se rreziku më i madh është shfrytëzimi i votuesve nga vendet tjera për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në vendin ku mbahen – gjë që ndodhi në zgjedhjet e fundit në Serbi

Ky fenomen, sipas Vujoviqit, nuk është i ri. Në disa palë zgjedhje të fundit në Mal të Zi kanë votuar votues të saporegjistruar nga Bosnje dhe Hercegovina, përkatësisht nga Republika Sërpska, duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

“E njëjta gjë është edhe në Serbi. Tashmë në disa zgjedhje, një numër i madh i votuesve nga Republika Sërpska, veriu i Kosovës dhe Mali i Zi shkojnë në Serbi, e regjistrojnë vendbanimin e tyre ilegalisht dhe pastaj marrin pjesë edhe në zgjedhjet lokale në Beograd, të cilat janë shumë të rëndësishme”, thotë Vujoviq.

Sipas tij, bëhet fjalë për “marrje me qira të dyanshme” të votuesve.

“Nga Serbia dhe Bosnja vijnë në Mal të Zi për të votuar, nga Mali i Zi, Kosova dhe Republika Sërpska shkojnë për të votuar në Beograd. Kjo është shumë destabilizuese për rajonin”, thotë Vujoviq.

Ai beson në pretendimet se Mandiq dhe Dodik janë angazhuar për dërgimin e votuesve nga Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina në Serbi.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?