Fituan “FEST 60”, Shkodra Elektronike: S’e prisnim këtë sukses! Ja si lindi “Zjerm”
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizion Shqiptar ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin 16, të sezonit 3 të podkastit “Flasim”.
Në podkastin “Flasim” ata treguan fillesat e grupit “Shkodra Elektronike” në vitin 2019, ndërsa u shprehën se ishte pikërisht muzika shkodrane që i bashkoi, ndërsa kishin krijuar secili jetën e tyre artistike në Itali, ku edhe jetonin prej vitesh.
“Muzika shkodrane në shtëpinë time këndohet në të gjithë festat, deri te minuta”, tha Beatriçe Gjergji, Artiste.
“Jo nuk është e para këngë që bëjmë bashkë. Kemi që në 2019 që bashkëpunojmë bashkë. Deri para pandemisë punoja dhe për grupe të tjera. Grupet më përpara janë ndarë dhe fillova të vej në jetë idenë që kisha prej vitesh”, tha Kolë Laca, artist.
Vokalistët e grupit “Shkodra Elektronike” kanë rrëfyer emocionet e pjesëmarrjes në eventin të madh muzikor, ndërsa u shprehën se nuk e prisnin çmimin e madh.
“Nuk e prisnim këtë sukses. Vendosëm me shkruar këngën për festivalin. Donim të merrnim pjesë në festival që njerëzit të na njihnin më tepër, që kur të kemi albumin të kemi më shumë famë” Kolë Laca, artist.
Në edicionin e 63 të Festivalit të Këngës, performanca e “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku.
“Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025, që do të mbahet në 13-17 maj 2025 në Bazel të Zvicrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit