Fituesit e “Golden Globe”, triumfojnë filmat “1917” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”

6 Janar 2020 | 15:11

Filmi i cili ndalet tek Lufta e Parë Botërore “1917” dhe “Once Upon a time in Hollywood” në vitet 60 janë dy mbretërit e natës së Golden Globe”, të cilët fituan më shumë çmime.

Në një mbrëmje madhështore ku ishin mbledhur figurat më të njohura të kinematografisë botërore, filmi “1917” u vlerësua si drama më e mirë duke lënë pas filma si “The Irishman” dhe Marriage Story” të dyja nga Netflix.

Filmi nostalgjik Once Upon a Time in Hollywood” prodhuar nga Sony Pictures fitoi çmimin si komedia më e mirë por edhe dy statuja të tjera të arta. 

Joaquin Phoenix, i cili luan personazhin e frikshëm të Joker-it dhe Renee Zellweger, me rolin e Judy Garland in “Judy” u nderuan si aktorët më të mirë dramatikë.   

Për skenarin e letrës së dashurisë, u vlerësua Quentin Tarantino, në filmin, “Once Upon a Time in Hollywood” e po ashtu fitues i mbrëmjes ishte edhe aktori Brad Pitt, i cili ka një rol të dyfishtë në film.

Trofeu për aktoren më të mirë mbështetëse shkoi për Laura Dern në rolin e avokates të pamëshirshme në filmin Marriage Story”, duke mposhtur këngëtaren dhe aktoren Jeniffer Lopez.

Kjo natë gala shënoi sukses edhe për Sir Elton John, i cili fitoi çmimin për kolonën më të bukur zanore “I’m gona love me again” në filmin Rocketman.

Aktori Tom Hanks u nderua gjatë mbrëmjes me çmimin e karrierës duke shënuar plot 30 vite në ekran.

Një natë me emocione, duartrokitje ishte ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, që pritet me padurim në të gjithë botën.

Komediani britanik Ricky Gervais, i cili prezantoi shfaqjen nuk i ndali shakatë dhe show-in me të ftuarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026