Fituesit e Maratonës së Tiranës, me shumë se 4000 pjesëmarrës nga 40 vende të botës
Për të shtatin vit radhazi, është zhvilluar këtë të diel, “Maratona e Tiranës”. Gara, e cila është kthyer në një traditë për kryeqytetin, ka mirëpritur këtë herë më shumë se 4000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja. Maratona ka nisur në Sheshin Skënderbej, ku garuesit janë mbledhur në orën 8:00 dhe përfundoi me ndarjen e çmimeve në orën 14:00.
Gara ishte e ndarë në 4 kategori “We Too”, 10 km, 21km dhe 42 km. Kampionia europiane e atletikës Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonën e Tiranës.
“Unë në fakt në të gjithë edicionet e Maratonës të Tiranës kam marrë pjesë sepse është kënaqësi shumë e madhe. Është e vetmja lloj gare që mbledh amatorë profesionistë, njerëz që duan të vrapojnë për qejf. Gjithsecili e gjen veten në këtë garë. Unë kam një përgjegjësi tjetër, duke qenë se përfaqësoj sportin elitar, dhe këtë vit siç e patë kishim edhe një konkurrent të fortë, dhe doja ta mbaja përsëri atë titull. U mundova të bëj një garë taktike duke mos u shkëputur që në fillim, sepse është garë e gjatë dhe nuk të jep siguri, nga fundi pastaj e pash veten të freskët dhe për të realizuar këtë fitore”, tha Gega.
Këtë vit Maratona e Tiranës regjistroi një numër rekord të pjesëmarrësve, te cilët garuan jo vetëm për të sfiduar veten, por edhe për kauza të ndryshme.
Kryetari Erion Veliaj Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare, u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës së Tiranës. Ai gjithashtu mori pjese në ndarjen e çmimeve për kategorinë 42 km për meshkuj ku dominuan sportistët kenianë.
“Mund t’i japim një duartrokitje atyre që kanë ardhur nga 47 vende të botës. Mirëserdhët në Tiranë, Tirana këtë vit është kryeqyteti Europian i Sportit”, tha Veliaj.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë