Fjalë që i dhanë kuptim vitit 2019
2019: Fjalët e Vitit
Italisht – quota 100
Fjala e vitit për politikën italiane është: kuota 100. Në kohën që lëvizja “Pesë Yje” e Luigi di Maios ndante pushtetin me Ligën e Salvinit, ata i premtuan punëtorëve se do të mund të tërhiqeshin më herët. Por, pasi prezantuan planin arritën në përfundimin se ky qe i pamundur për shkak të kostove të larta mbi financat publike. Për rrjedhojë, italianët janë ndjerë të zhgënjyer dhe të tallur nga politikanët.
Greqisht – Moria
Fjala e fjalëve për mua është Moria. Moria është një vend në ishullin Lesbos, tashmë i famshëm për kampet e tej mbushura të refugjatëve. Pothuajse 18 mijë persona jetojnë aktualisht atje – ndonëse kampi është i ndërtuar për vetëm 2 mijë persona. Por, Moria është me shumë se një vend apo një fjalë. Ajo përfaqëson paaftësinë e Bashkimit Europian për tu bërë bashkë ndaj çështjes së emigracionit.
Rusisht – Допускай!
Fjala ruse e vitit 2019 mund të jetë “Допускай!” që përkthehet: “lejo”, “të tolerosh” ose “lëri ata ta bëjnë”. Ky ishte slogani i një proteste në rrugën Sakharov në Moskë kundër moslejimit të kandidatëve të pavarur për tu zgjedhur në dhomën e Duma (parlamenti rajonal) Kjo fjalë përkthehet si “Lejojeni” apo “Hapni rrugë”. Dikush mund ta lexojë si një thirrje për liri në vendin ku shpesh, në Dhomën e Dumasë, miratohen ligje të cilat pengojnë aktivitetet e popullit.
Hungarisht – Kipchak
Ishte një surprizë e madhe edhe për hungarezët kur Viktor Orban e quajti presidentin e parë të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev si “mik i Kipçakëve”. “Kipçakët jetojnë në Hungari, ka gjak kipçakësh tek hungarezët,” tha asokohe kryeministri hungarez. Kjo ndodhi teksa Bashkimi Europian kritikonte agresionin turk në Sirinë e Veriut ndërsa Orban ishte në një vizitë në Këshillin Turk.
Spanjisht – Revuelta
Revuelta, që do të thotë kryengritje, pasi këtë vit shumë vende të Amerikës Latine janë shkundur nga një valë protestash. Ka një pakënaqësi popullore në rritje në këto vende, që duket se nuk dallon në lidhje me ideologjitë.
Gjermanisht – Klimamarsch
Fjala e vitit në gjermanisht është, sipas meje, “Klimamarsch”
Një koalicion i madh, kryesisht aktivistë të rinj të mjedisit përreth Europës dhe mbarë botës për hir të së vërtetës – marshuan drejt qyteteve të mëdha e të vogla për të përçuar zërin e tyre. Ata e quajtën “Të premteve për të ardhmen” dhe e kishin shumë seriozisht këtë çështje. E mesa duket, të rinjtë morën vëmendjen e politikanëve: Komisioni i ri Europian, e ka kthyer në prioritetin e tyre numër një politikat më të forta për klimën.
Portugalisht – Coesao
Unë zgjodha fjalën Coesao, që do të thotë kohezion, një term i përdorur gjerësisht në politikat e Bashkimit Europian sepse ka fonde me këtë emër të cilat synojnë të zvogëlojnë hendekun midis vendeve të varfra dhe të pasura të Unionit. Fjala është përmendur shumë në Portugali sepse dosja që mbante atë emër, iu dha Komisioneres Elisa Ferreira, e caktuar nga qeveria e Lisbonës.
Farsi – قطعی اینترنت
Fjala ime e vitit është قطعی اینترنت që do të thotë “shkëputje prej internetit”. Një nga pasojat më të rëndësishme të goditjes së protestave iraniane, ishte shkëputja e internetit. Mënyra sesi regjimi iranian ndërpriste internetin ishte me të vërtetë unike. Pa internet, informacioni për intensitetin e goditjes së protestave dilte shumë më pas.
Anglisht – Fatigue
Lodhja – është fjala që do të përdorja për të përshkruar gjendjen e shumë personave që kam takuar gjatë kohës që raportoja përreth Europës për Euronews.
Frengjisht – Restauration
Fjala ime e vitit do të ishte: restaurim – që do të thotë të kthesh në gjendjen e mëparshme. Si shtetas francez, është koha për të rindërtuar katedralen e Notre Dame në Paris e cila u dogj në prill. Si gazetar europian, është koha të kthejmë në gjendjen e mëparshme lidhjen midis qytetarëve dhe institucioneve europiane. Këtë vit, më shumë se 50 për qind e votuesve shkuan të votojnë në zgjedhjet Europiane, për të rikthyer pak shpresë tek BE-ja. Tani u takon udhëheqësve europianë të rivendosin këtë marshim drejt besimit.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 11:58 Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
- 11:57 Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
- 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:39 Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 11:33 Seanca plenare në Kuvend, qytetarët mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë