Flamur Noka publikon videon: Adriatik Alimadhi u shoqërua forcërisht nga policia

5 Prill 2025 | 08:12

Deputeti demokrat Flamur Noka ka shpërndarë disa pamje të kamerave të sigurisë të një lokali në kryeqytet, ku shihen disa efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët shoqërojnë Kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Në postimin e tij në Facebook, Noka shkruan se personi në video, që shoqërohet nga efektivët e policisë, është Adriatik Alimadhi,

“Adriatik Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij ndërsa kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes në një ambient privat, ai u shoqërua forcërisht”, shkruan ndër të tjera Noka.

Deputeti Noka e ka quajtur si skandal mënyrën e shoqërimit nga policia të Adriatik  Alimadhit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026