“Flasin broçkulla”, Rama: E kthyen Himarën në Bathore e mendojnë se do fitojnë këtu

6 Maj 2023 | 17:08

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Himarë për të vijuar me fushatën elektorale së bashku me kandidatin socialist të kësaj bashkie, Jorgo Goro.

Teksa ka kujtuar punën e bërë nga Partia Socialiste në Himarë, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe kundërshtarët, ku me ton të ashpër ka thënë për kandidatin e koalicionit “Bashkë  Fitojmë”, Fredi Beleri se ai është një injorant që flet broçkulla dhe që nuk përfaqëson asgjë.

“Kjo vija bregdetare këtu nuk ekzistonte në këtë kohë. kur unë vija këtu e kaloja për punët si kryetari i opozitës në atë kohë, gjithmonë thosha, po mirë të tjera, por Himarën pse e bën si Bathore, sepse realisht në pjesën andej ishte një tmerr.

Sot biem dakord që ne kemi bërë për Himarën atë që nuk është bërë kurrën e kurrës. Dhe ata kanë kurajon të mendojnë se mund të fitojnë këtu. Ai nëpërmjet një maske që kanë vënë këtu dhe del nëpër rrugë e shet borçkulla që Edi Rama ka shitur Himarën.

Janë të gjitha broçkulla se ai është edhe një kokërr injoranti dhe është një diversionist i pashoq që flet sikur bën politikë të madhe, ai nuk përfaqëson absolutisht asgjë përveç vullnetit të një grushti njerëzish këtu”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026