Flasin ekspertët: Është koha për reduktimin e dëmit nga duhani

30 Maj 2023 | 16:31

“Reduktimi i dëmit të duhanit bazohet në ofrimin e nikotinës për njerëzit që nuk mund ose nuk duan ta lënë duhanin duke përdorur produkte më pak të dëmshme”, kështu deklarojnë eskpertët e shëndetit publik.

Pirja e duhanit është problem. Por alternativat inovative pa duhan si mjet për të lënë duhanin janë zgjidhjet. Roland Shuperka, ekspert i Shëndetit Publik dhe mjeku Ardian Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Publik vlerësojnë rëndësinë e reduktimit të dëmit si një nga praktikat e mira në kujdesin ndaj shëndetit.

Gjatë konferencës së 9-të “Reduktimi i Dëmit dhe Shëndeti”, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit të shëndetësisë nga Shqipëria dhe vende të rajonit zhvilluan një diskutim në nivel shkencor përsa i përket mjeteve inovative dhe zgjidhjeve që redukojnë dëmin në shëndet.

Adrian Hoxha

Një nga temat e diskutuara ishte edhe përdorimi i duhanit. Në studim të prezantuar nga Shuperka dhe mjeku Ardian Hoxha bënë të ditur se “Reduktimi i dëmit të duhanit bazohet në ofrimin e nikotinës për njerëzit që nuk mund ose nuk duan ta lënë duhanin (vetëvetë ose me metoda të miratuara aktualisht) duke përdorur produkte më pak të dëmshme (formë më e pastër e marrjes së nikotinës)”

Reduktimi Dëmit – Pse ka Rëndësi?

Mjekësia në vetvete është reduktim dëmi thonë ekspertët. “Shërohen vetëm infeksionet. Të gjitha sëmundjet e tjera trajtohen, reduktojnë dëmin, zvogëlojnë simptomat, pasojat, rënien e cilësisë se jetës etj” u parashtrua gjatë konferencës. Në rastin e duhanpirjes – rreziku është pirja e vazhdueshme e duhanit ndërsa alternativat e tjera më pak të dëmshme reduktojnë riskun e tij.

Sipas ekspertëve, lënia e duhanit vetë (pa asnjë ndihmë) ka 5% efikasitet, lënia e duhanit me përdorimin e medikamenteve ka 20-25% efikasitet. Por shumë duhanpirës nuk duan të marrin medikamente. Të paktën 8 nga 10 duhanpirës dështojnë të lënë duhanin me metoda të miratuara aktualisht. Si opsion të tretë, ekspertët thkesojnë se mund të jetë reduktimi i dëmit të duhanit, përdorimi i produkteve pa tym.

Suedia, një histori suksesi për t’u ndjekur

Ekspertët kanë vënë në dukje arritjen historike të Suedisë, e cila do të bëhet vendi i parë në botë që do të arrijë statusin “Pa Tym”. Historia e suksesit të Suedisë duhet të festohet si një revolucion i shëndetit publik. “Ne të gjithë duhet të jemi në majë të malit duke thirrur ‘Fitore!’, dhe duke e parë Suedinë si praktikën më të mirë.

“Modeli suedez i reduktimit të dëmit të duhanit është ai që Shqipëria duhet të ndjekë. Suedia do të bjerë nën një normë prej 5% të pre valencës së pirjes së duhanit në muajt e ardhshëm. Ky është niveli në të cilin një vend konsiderohet zyrtarisht pa Tym. Asnjë anëtar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026