“Flauti Magjik” në Durrës, kryevepra operistike e kompozuar nga Mozart në 1791

10 Maj 2024 | 16:43

E njohur për historinë e saj të çuditshme, personazhet mistikë dhe meloditë e përjetshme, kryevepra operistike “Flauti Magjik” është ngjitur në skenën e teatrit të Durrësit.

E kompozuar nga Wolfgang Amadeus Mozart në vitin 1791, përralla e mbushur me simbolikë, magji dhe aventura erdhi në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” për 2 netë me rradhë.

“E konceptuar komplet ndryshe, sepse kjo vjen e përshtatur për fëmijët. Kemi momente në shqip, por edhe në gjermanisht. Kemi sjellë diçka që të jetë sa më pranë publikut”,- tha Dritan Lumshi, dirigjent.

“Është përzgjedhur ky titull, sepse vetë fabula e kësaj vepre është si një përrallë mes të mirës dhe të keqes, ku Mbretëresha e Natës ka një luftë të vazhdueshme me Mbretin e Diellit dhe në mes të luftës qëndron vajza e tyre që është Pamina. Është një mesazh shumë i bukur për fëmijët, të cilët duhet të kuptojnë që duhet të jesh gjithmonë i sinqertë dhe i pastër gjatë gjithë jetës tënde”, Ada Gurra , regjisore e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Për artistët kjo ishte një përgjegjësi e dyfishtë: Nga një anë sjellja në jetë e partiturës së përjetshme të Mozartit me aftësi dhe saktësi, e nga ana tjetër përshtatja edhe me më të voglin e sallës.

“Ka qenë një periudhë provash intensive, sepse ‘Flauti magjik’ është në gjuhën gjermane. Kështu që kemi pasur prova intensive për ta sjellë në shqip, që për fëmijët të jetë sa më i kuptueshëm dialogu mes personazheve, por edhe pjesa e muzikuar të jetë sa më e afërt me ta”,- Artur Vera, solist.

“Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe një kënaqësi e madhe të punuarit me një grup të tillë artistësh. Jam ndjerë shumë e mikpritur dhe shumë e mbështetur. Do të kthehem me kënaqësi sërish në Shqipëri për të kënduar”,-tha Albertina Del Bo.

Një realizim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, shfaqja erdhi për artdashësin durrsak pasi u dha më herët në kryeqytet e ndërsa të tjera qytete të vendit pritet të vizitojë më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026