Flet babai i Naim Murselit: Ta dija që e kishte bërë evlati im, ai s’do ishte gjallë

4 Dhjetor 2023 | 20:39

Babai i Naim Murselit, tha se pas arrestimit të djalit të tij, ai nuk ka pasur asnjë kontakt me djalin e tij që pas shoqërimit të tij në polici.

Në një inervistë për  “Nacionalen”,  Shaban Murseli, rrëfeu momentin e parë që e mori vesh se ishte djali i tij ai që kishte planifikuar vrasjen e Liridonës.

“Ta dija do isha hakmarrë vetë, ai s’do ishte gjallë”,-tha Shabani. Ai shtoi se me familjen e Liridonës kishin njohje të vjetra, ndërsa pas kësaj që ndodhi shprehet se “nuk ka fytyrë t’i dali përballë”.

“Polici u pasi kontrolluan dhomën u ul me mua dhe më tha “Më vjen shumë keq, por ka shumë prova që Naimi është i përfshirë”, aty jam tronditur. Mua të ma kishin dhënë gjithë botën s’e besoja që djali im e bënte këtë. Ta dija se e kishte bërë evlati im, unë isha hakmarrë vetë me djalin tim që atë ditë.

Ai s’do ishte gjallë. Liridonën e kemi dashur më shumë se fëmijët e mi. Me familjarët e Liridonës unë njihem prej 50 vitesh. U bëra mesazh të shkojë në varrim, s’më kanë pranuar. Unë i kuptoj, unë jam me ata nuk jam me Naimin, s’kam pasur fytyrë t’u dilja përballë. Fëmijëve nuk i kemi thënë, nuk kemi gjetur forcë (përlotet) nuk kemi gjetur forcë t’u themi”,-tha babai i Naim Murselit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026